Saturday , December 10 2016
toyota-mazda-el

Toyota dhe Mazda bashkohen në një!

Prodhuesit japonezë kanë lënë anash ndasitë dhe rivalitetin, për të krijuar një makinë ekonomike.

Duke parë konkurrencën e madhe dhe problemet financiare që kanë blerësit, Toyota dhe Mazda do të dizajnojnë një veturë që kushton më lirë, që nuk kërkon mirëmbajtje të shpeshtë dhe që shpenzon pak.

Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet, besohet se ky automobil do të jetë kombinim i modeleve Toyota 86 dhe MX-5 Miata.

Sipas të gjitha gjasave, kompanitë pritet të krijojnë qeliza të veçanta hidrogjeni që shpenzojnë pak dhe nuk lirojnë shumë gazra.

Ky bashkëpunim vjen pas atij të Ford dhe General Motors, që po punojnë në një model të ri që ka kushte të volitshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *