Sunday , November 19 2017

Tradita/ Enët e kuzhinës që përdoreshin nga nënat elbasanase

Familjet ebasanase, përveç të tjerash, dallonin nga njëra tjetra nga enët dhe tavat e bakrit.”- na tregon ai. Enët e bakrit, përveçse përdoreshin në masë, kishin dhe një dimension mistik, citon elbasaniplus. P.sh., kur një familjeje i ngordhte kali apo gomari, ata e shisnin lëkurën dhe me të hollat e përftuara blinin enë bakëri, në mënyrë që mos t’u ngordhnin kafshët e tjera.

Mësojmë se Elbasani ka 7 tava karakteristike që gatuheshin përgjithësisht në enë bakëri. Të kallajisura herë pas here në dyqanet më në zë të kallanxhinjve, ato pastroheshin me merak nga amvisat me limon e me kripë dhe ekspozoheshin në ambjentet e gatimit për të treguar, në njëfarë mënyre, edhe statusin e familjes.

Përveç enëve të bakrit, një nga enët më karakteristike ka qenë vorbja, një poç prej balte që, para se të ishte gati për t’u përdorur në gatim, lyhej nga brenda me shpretkë ose me dhjamë dhie. Sot, vorbja përdoret shumë rrallë sepse gatimi në të do shumë kohë për t’u përgatitur (deri në 4-5 orë), por: “po ju dha rasti të hani diçka të gatuar në vorbe, do të mrekulloheni”

Një tjetër fakt interesant nga tradita e këtij qyteti miqësor është dhe zakoni për të çuar tavat tek furrëtari. Dikur, Elbasani kishte në çdo lagje nga një furrëtar të zotë dhe, besojeni ose jo, tavën duhet ta çonte burri, por jo domosdoshmërisht burri i shtëpisë. Amvisa pasi përgatiste tavën, e linte atë tek porta dhe komshiu i parë që kalonte, e merrte dhe e çonte në furrën e lagjes. Asgjë nuk humbte dhe asgjë nuk ngatërohej sepse mënyra e përgatitjes dhe tava kishte “logon” e pashkruar të çdo familje elbasanase.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: