Sunday , December 4 2016

Tragjedia e mbytjes së dy vajzave nga Elbasani/ Flet gjyshi: Si na i përpiu deti para syve

Gjyshi i 4­-vjeçares dhe xhaxhai i 18-­vjeçares, që humbën jetën tragjikisht duke u mbytur në det, rrëfen momentet e tmerrit që përjetoi familja e tyre.

Ai ka treguar për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj tragjedie se vajzat i kishin kërkuar leje të futeshin për herë të fundit në det përpara se të ktheheshin në shtëpi.

“Ishim duke pushuar si familje. Kemi disa ditë që pushojmë këtu te ‘Shkëmbi i Kavajës’. Po bëheshim gati të largoheshim nga plazhi për t’u kthyer në shtëpi. Vajzat thanë të futemi edhe një herë në det, para se të largohemi për në shtëpi. I lejova dhe i këshillova të mos largoheshin, pasi nuk dinin not.

Vajza e madhe e mbante përdore vajzën e vogël dhe u futën e po luanin në breg të detit. Për një moment u përqendruam diku tjetër, duke munduar se ndodheshin akoma në breg. Pas pak minutash nisëm të shqetësoheshim, pasi nuk po i shikonim gjëkundi. Menduam se kishin ngatërruar vendin ku rrinim. Por nuk na shkonte mendja se do të ishin mbytur…”, mësohet të ketë thënë ai.

Në plazhin e Durrësit mungojnë rojet bregdetare, duke sjellë dhe tragjedi të tilla. Trupi i 4-­vjeçares u gjet i pari, kurse pas disa orësh kërkimesh intensive, policia njoftoi se kishte gjetur trupin e pajetë të Irma Hidës, e cila rezultonte e zhdukur prej pasdites së të shtunës.

Kushërirat 4 dhe 18 vjeçe nga Elbasani kishin ardhur për pushime në plazhin e Durrësit te “Shkëmbi i Kavajës”, së bashku me gjyshin e 4­ vjeçares, njëkohësisht xhaxhai i adoleshentes. Ato kishin kërkuar leje te 56-­vjeçari të futeshin në det për herë të fundit atë ditë (rreth orës 17:30 të pasdites së të shtunës), por nuk u kthyen më të gjalla në breg të detit./Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *