Saturday , December 10 2016

Tragjedia në Durrës / Gjendet trupi i adoleshentes së mbytur, jo larg kushurirës 4-vjeçare

Dy kushurira janë mbytur dje në det tek Shkëmbi i Kavajës, njëra 4 vjeçe dhe tjetra 18 vjeçe. Policia e Durrësit njoftoi se i ka gjetur trupat e të dyjave.

Fillimisht është gjetur trupi i vogëlushes me iniciale E.B, kurse i kushurirës më të madhe I.H. që mungonte është gjetur disa orë më vonë, pasi ka qënë vështirë për shkak të errësirës. Megjithatë, ai nuk ishte shumë larg vendit ku u gjet e vogla. Kërkimet nisën në orën 19:00 nga deti dhe nga ajri dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht se edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur ishte mbytur në det.

Policia njoftoi mbrëmjen e djeshme se “më datë 3.09.2016, rreth orës 19:10, shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t’u larë. Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij. Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeç, ‘ thuhej në njoftimin paraprak të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *