Tuesday , December 6 2016

Tragjedia/Mbytet një 4-vjeçare nga Elbasani dhe zhduket kushërira e saj 18-vjeçare

Një fëmijë 4-vjeç nga Elbasani është mbytur në plazhin e Durrësit, ndërsa kushërira e saj 18-vjeçare që ishte bashkë me të është zhdukur dhe dyshohet që është mbytur.

Ngjarja ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës pasditen e sotme. Ka qenë 56-vjeçari me inicialet M.H. që ka njoftuar policinë pasi nuk po gjente mbesat e tij, të cilët ishin futur në det për t’u larë.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.

Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e të afërmes së saj, 18-vjeçares me inicialet I.H. e cila ishte së bashku me 4-vjeçaren duke u larë kur u zhduk.

Trupi i pajetë i 4-vjeçares është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit, ndërsa kërkimet për 18-vjeçaren sonte kanë përfunduar për shkak të errësirës për të rifilluar nesër.

56-vjeçari që lajmëroi policinë kishte ardhur me pushime në plazhin e Durrësit me familjarët e tij, 4-vjeçarja është vajza e djalit të tij, ndërsa 18-vjeçarja e zhdukur vajza e vëllait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *