Monday , April 23 2018

Tragjike/ Kryefamiljari i jep fund jetës duke u djegur me benzinë

Mësohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Bilisht të Korçës.

Një 57 vjeçar është vetëdjegur me benzinë në banesën e tij.

Sipas policisë, në banesën e tij private, është vetëdjegur me benzinë 57-vjeçari me inicialet K. Ç.

Menjëherë në vendngjarje u dërguan shërbimet e Policisë dhe të Ambulancës. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spital, por që fatkeqësisht gjatë rrugës nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e para, dyshohet se ky shtetas, ka patur probleme mendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: