Monday , August 21 2017

Tragjike/ Pas ngacmimeve të shokëve të klasës, 16-vjeçarja gjendet e varur në shkollë

Një 16-vjeçare ka vendosur të vrasë veten duke u varur në ambientet e shkollës pasi ishte ngacmuar dhe tallur vazhdimisht në shkollë, nga shokët e klasës.

Dagmara Przybysz, e cila ka lindur në Poloni dhe ndiqte Akademinë, u gjet e vdekur në një tualet.

Një nga mësuesit  tha se kishte folur disa herë më të parë se të vdiste, por se ajo kurrë nuk i kishte përmendur ndonjë problem racizmi.

Prindërit e vajzës, Jedrzej dhe Eëelina Przybysz, rrëfyen nga ana tjeter se e bija u kishte thenë se një vajzë tjetër e ngacmonte gjithmonë dhe se dëgjonte njerëzit rreth saj që e thërrisnin “budallaqe”.

12 muaj para se të vetëvritej, e reja kishte thënë prindërve se ajo “nuk i përkiste këtij vendi”

Nëna e saj insistoi se problemi më të madh i vajzës së saj ” ishte ngacmimi dhe bullizmi”.

I dashuri i saj tha gjithashtu se jo i kishte përmendur se nxënësit që bënin komente “të tmerrshme” për kombësinë e saj dhe duke e tallur në klasë dhe korridore./SYRI.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: