Sunday , November 19 2017

Tragjike/20 – vjeçarja hedh fëmijën nga dritarja

Një nëne e re hodhi foshnjen e porsalindur nga dritarja e apartamentit që ndodhej në katin e 17, sepse i dashuri i saj i martuar, e braktisi për t’u kthyer tek familja e tij.

20 – vjeçarja Netchanok Nokyungtong, nga Tailanda, e pranoi krimin e rëndë para oficerëve të policisë. Ajo u tha se ishte ndjerë e dëshpëruar kur i dashuri 40 – vjeçar e kishte braktisur dhe ishte kthyer në Korenë e Jugut, kur kishte marrë vesh se e reja ishte shtatzënë.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, Nokyungtong lindi në apartamentin e saj në një bllok banimi në Pattaya, Tailandë dhe solli në jetë një djalë pasditen e së martës.

Fare pak kohë më pas, 20 – vjeçarja e mbështolli atë me një qese plastike dhe e hodhi nga dritarja e dhomës së gjumit.

Një dëshmitar tha se kishte parë një objekt të madh të binte nga dritarja rreth orës 17:00 dhe kishte dalë me vrap jashtë. Ai ishte tmerruar kur kishte gjetur foshnjen e pajetë.

Ai njoftoi policinë.

Kjo e fundit e gjeti beben në një qese plastike me kordonin e kërthizës ende në trup. Bebja gjeti vdekjen e menjëhershme.

Oficerët e policisë kontrolluan kamerat e sigurisë dhe më pas vunë në pranga 20 – vjeçaren.

Duke folur për mediat në vend, një zyrtar i policisë e konsideroi këtë një krim brutal dhe u shpreh se nëna e re nuk kishte shfaqur asnjë pendesë për veprimin e saj./tvklan.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: