Monday , December 11 2017

Trajneri i Mlada Boleslav ka frikë nga temperaturat në Elbasan

Europa League/ Starti i dobët në kampionat dhe problemet e shfaqura nga mbrojtja e Mlada Boleslav janë një sinjal pozitiv për Skënderbeun.

Korçarët i kanë të gjitha mundësitë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar përpara një jave në Republikën Çeke. Të enjten në “Elbasan Arena” do të jenë të shumtë faktorët në favor të Skënderbeut.

Rivalët po vuajnë kalendarin e ngjeshur të fillimit të sezonit, ndërsa trajneri Dusan Uhrin i trembet temperaturave shumë të larta në Shqipëri.

Besoj se humbja në ndeshjen e parë të kampionatit nuk do të na ndikojë. Tani duhet vetëm të përqendrohemi të kalojmë Skënderbeun. Jemi përpara ndeshjes së kthimit, por nuk kemi patur as kohë të stërvitemi si duhet. Do të përqendrohemi ta përgatisim sa më mirë ndeshjen dhe te rikuperimi i futbollistëve, pasi në Shqipëri duhet të luftojmë në temperaturën 40 gradë”, dekalroi trajneri i Mlada Boleslav.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: