Sunday , December 4 2016
ti

“Transparency International” : Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon, i treti në Europë

“Transparency International” ka publikuar raportin e fundit për Europën dhe Azinë Qendrore sa i përket perceptimit të korrupsionit me titull: Njerëzit dhe korrupsioni.

Raporti arrin në përfundimin se, Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Europë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34%.

Siç duket qartë edhe nga harta, në vendet e tjera të rajonit kjo normë është deri në tre herë më e ulët mesatarisht, çka e bën Shqipërinë dhe administratën publike në vende vend, më të korruptuarën në rajon. Diferenca me vendet e tjera të rajonit dhe me pjesën tjetër të Europës vihet re mjaft mirë edhe nga ngjyra e ndezur në hartë.

Raporti tregon kështu se një në tre shqiptarë paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik. Nga ana tjetër, shqiptarët sëbashku me qytetarët e Ukrainës, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se anëtarët e parlamentit janë shumë të korruptuar.

Në vendin tonë, më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë diçka të tillë. Anketimi i Transperency International është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016. Organizata ndërkohë është ndër më prestigjiozet në nivel global sa i përket raporteve që tregojnë nivelin e korrupsionit dhe perceptimin e fenomenit në një vende të caktuar. /ScanTv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *