Saturday , December 3 2016
flori

Trashëgon shtëpinë nga një i afërm, ajo që gjen e lë pa frymë

Një burrë, i cili trashëgoi një shtëpi në perëndim të Francës nga një i afërm i tij që ka vdekur, zbuloi brenda shtëpisë një thesar të vërtet. Ai gjeti 100 kilogramë flori me vlerë 3,5 milionë euro, të fshehura nëpër shtëpi.

“Ai kishte 5.000 monedha ari, dy pllaka 12 kilogramëshe dhe 37 lingota një kilogramëshe”, u shpreh Nicolas Fierfort, drejtues ankandi i qendrës ”Évreux”.

”E gjitha e fshehur në mënyrë të përsosur, nën mobilje, nën peshqirë, në tualet… “,deklaroi Fierfort.

Gjithashtu, në ambalazhin e një shisheje uiski apo një kutie prej kallaji e fshehur nën një mobilje.

Mësohet se floriri ishte blerë në mënyrë të ligjshme në vitet 1950 dhe 1960, pasi të gjitha certifikatat e autenticitetit janë gjetur.

Por për fatin e tij të keq, ai nuk është përfituesi i vetëm i kësaj trashëgimie, pasi shërbimi francez i tatimeve përfiton të drejtat e taksimit mbi pasurinë deri në 45 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *