Saturday , December 10 2016
14908403_617887855038458_7231921679231025826_n

Treni i Gjetheve, përse quhet kështu?

Një udhëtim i mrekullueshëm në mesin e ngjyrave të vjeshtës.

Pikërisht hekurudha që tregon imazhet më piktoreske ndodhet në Itali, ku po të bëjmë një udhëtim me tren për të parë sa më shumë natyrë duhet të gjendemi në këtë linjë.

Imazhet në një ditë vjeshte është e garantuar se do të jenë me ngjyrat më të bukura, por të shohësh pamje të tilla duke udhëtuar me tren është ngjarja më e veçantë.

Nëse keni dëshirë dhe kohë për të zhytur veten në ngjyrat e pyjeve, atëherë udhëtimi juaj duhet të jetë me trenin e linjës Vigezzina-Centovalli, ku ai përshkruan luginën Vigezzo duke lidhur Piemonten me Canton Ticino në Zvicër, midis Alpeve dhe Liqenit Maggiore.

Midis muajve shtator dhe nëntor, pamja dhe peisazhi është me të vërtetë magjikë, ku ngjyra e pyejve lidhet ngushtë me pamjen e fshatrave, të luginave, sidomos në sezonin më të bukur të vitit, duke i dhënë individit pamjet më piktoreske në botë, citon elbasani plus.

E vetmja gjë që ju mbetet për të vizituar dhe për të udhëtuar njëherë në jetë në këto rrugë të mrekullueshme duhet pikërisht të merrni trenin e kësaj linje dhe të shijoni imazhet që do t’ju shfaqen përgjatë saj.

14908253_617887998371777_3518354539744989113_n 14908403_617887855038458_7231921679231025826_n 14915522_617887835038460_977808818161832259_n 14915572_617887781705132_2093036432256573000_n 14910443_617887751705135_6671216757708775835_n 14963155_617887698371807_6008607711208571131_n 14915579_617887678371809_540119939407647167_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *