Saturday , December 10 2016
15094340_623737561120154_1599701272059509279_n

Treni më i vjetër, më simpatik dhe funksional në Itali. Ja çfarë rruge përshkon ai

Treni më i vjetër dhe në gjendje punë ndodhet pikërisht në Itali dhe përshkon rrugën Abruzzo-Molise. Nëse dëshironi që të shihni peisazhet më të bukura dhe më piktoreske, por dhe të udhëtoni me trenin më simpatik e më të vjetër atëherë duhet të ndodheni në Itali.

Çdo stinë të fal pamje të magjishme, duke filluar nga pyjet me dëborë, e deri tek pemët jeshile, por ti shijosh këto mrekulli të stinëve duke udhëtuar me një tren të vjetër është diçka unike.
Në këtë shëtitje ose udhëtim hekurudhor të shfaqen parqe kombëtare të tilla si Majella, rezervate ujore, pyje dhe fshatra të lashtë.

Kjo sigurisht është një linjë hekurudhore, e cila u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore dhe restaurimi i saj ndodhi në vitet 60’ për kënaqësinë e turistëve dhe jo vetëm.

Një plan urbanistik i mrekullueshëm ky, i cili ju bën të përjetoni fantazi emoconuese nëse ndërmerrni udhëtimin duke u bërë pjesë e bordit të trenit më të vjetër, ku pjesët më të vjetra datojnë që nga 1920 si dhe ngjyrat e tij e gjelbër dhe ngjyrë ari, të japin shijen e të vjetrës.

Stolat prej druri të tij tregojnë historinë e hekurudhës pa harruar kulturën dhe traditat e vendit, por mbi të gjitha duhet vlerësuar atmosfera e peisazheve të Abruzzo-s dhe Molise-s, citon elbasani plus.

15036173_623737571120153_3293037106903831363_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *