Sunday , November 19 2017

Turistët/ Spanjollët vizitojnë Elbasanin, të kënaqur me bukuritë e qytetit

 

Elbasani është kthyer në një atraksion turistik për të huajt, për shkak të monumenteve të kulturës që zotëron.
Ditën e sotme një grup turistësh nga Spanja ishin mysafirët specialë të qytetit të Elbasanit.
Me një aparat fotografik në dorë, mundoheshin të shkrepnin ndonjë foto për ta pasur kujtim nga kjo vizitë në Shqipëri, raporton Elbasaniplus.
Më së shumti turistët spanjollë, kryesisht të moshave të thyera, kanë qenë kureshtarë për të parë Bazilikën Paleokristiane në qendër të qytetit, si edhe kalanë.
Pas një vizite të shkurtër në Elbasan, turistët i hipën autobuzit për të vijuar turin e tyre nëpër Shqipëri./ElbasaniaPlus/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: