Tuesday , December 6 2016
resia

Turizmi që do t’ju tërheq të gjithëve në Tarvisio dhe Resia

Aty ku Italia dhe Sllovenia takohen në Friuli Venezia Giulia, ju mund të zbuloni majat madhështore, shtigjet e gjata dhe pyllin prej 23,000 hektarësh.
Gjithashtu edhe një luginë, ku jeton një komunitet i lashtë sllav, legjendat kurioze dhe liqenet që duken si perla.
Një skenar ky i filluar nga veri-lindja e rajonit shpaloset si një udhëtim dhe prek vendet e Moggio Udinese, Malborghetto, Pontebba, Tarvisio, arrin në perëndim të Carnia, rreth shpateve të Jof Montasio duke përshkruar në fund dhe majat e Val Resia. Të gjitha këto vende turistike duhen vizituar të paktën një herë në jetë.
Moggio Udinese është një fshat i lashtë, por bukuritë e tij nuk mbarojnë dhe me pamjet e panumërta që ai ofron e bën akoma dhe më tërheqës idenë e turistëve për ta vizituar të paktën një herë të vetme.
Turistët në këto vende mund të përdorin biçikletat, që janë rekomanduar për përvojat emocionuese që të fal natyra e Travisio-s.
Një tjetër mënyrë tërheqëse për turistët në këto vende jan ëdhe gatimet tradicionale me produktet që kanë mbjellë banorët e këtyre vendeve.
Duke qenë një zonë malore gatimet dhe produktet natyrale nuk mungojnë. Po ashtu nëse dëshironi të kaloni natën mund të gjeni shtëpitë e vogla, të cilat janë shënuar me njolla kafe, të cilat tregojnë se vetëm ato mund të përdoren nga vizitorët.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera e bëjnë turizmin malor të këtyre zonave shumë tërheqës për të gjithë njerëzit edhe për shqiptarët, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *