Monday , August 21 2017

Turqia e paralajmëron Qipron, po bën lëvizje të rrezikshme

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, e ka paralajmëruar sot Qipron se lëvizjet e saj për të eksploruar energji përreth Mesdheut lindor janë të parakohshme dhe të rrezikshme.

Ai ka theksuar se Ankaraja do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat dhe interesat e qipriotëve turq, transmeton Express.

Yildirim i bëri këto komente në një ngjarje në Nicosia, të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në televizion turk.

Javën që shkoi, Turqia i dërgoi dy anije dhe një nëndetëse për ta mbikëqyrur një anije që po kryente ushtrime ushtarake në lindje të Detit Mesdhe.

Ankaraja ka thënë se do të ndërmarrë masa ndaj Qipros për shkak të angazhimit të saj në eksplorimin e gazit dhe naftës përreth ishullit. Sipas saj, resurset e hidrokarburit në ujërat përreth ishullit të ndarë duhet t’i takojnë të dy palëve./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: