Monday , December 5 2016
bujar-nishani-el

Turqi/Samiti i 7-të i Bosforit. Merr pjesë edhe Presidenti Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani është nisur për vizitë në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 7 të Bosforit që zhvillohet në Stamboll më datat 29 nëntor dhe 1 dhjetor.

Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.

Presidenti i Republikës do t’i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *