Saturday , December 3 2016

Unioni i Gazetarëve të Elbasanit zhvillon mbledhje me gazetarët e qytetit. Diskutohen problematikat (foto)

Unioni i gazetarëve të Qarkut Elbasan, në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, pranë ambienteve të hotel “Skampa”, ka diskutuar problematikat që hasin gazetarët në punët e përditshme.
Kryetari i këtij unioni, Besim Dybeli, theksoi se është shumë e rëndësishme që gazetarët dhe operatorët të pajisen me kartën elektronike të Unionit të Gazetarëve.
Ajo që ishte me rëndësi në këtë mbledhje ishte fakti se brenda tetorit të gjithë gazetarët do të fitojnë të drejtën për të fituar sigurimet shoqërore, ku sipas Unioinit të Gazetarëve të Shqipërisë, do të hapet një gjyq ku do të përfitojnë të gjithë gazetarët të cilët deri më sot kanë punuar në të zezë.
Të gjithë- tha Dybeli- jemi të vetëdijshëm për problemet që hasin gazetarët dhe në përgjithësi media, prandaj edhe kërkohet që të jemi të bashkuar në qëndrimet tona në mënyrë që t’i mbrojmë interesat duke mos lejuar që të na cënohet liria e të bërit gazetari.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u bë edhe një analizë e punës deri tani ku pati diskutime të cilat ishin të frytshme.
Unioni i Gazetarëve Qarku Elbasan aktualisht ka të anëtarësuar rreth 50 gazetarë, numër ky që pritet të rritet duke pasur parasysh faktin se Elbasani ka edhe degën e Gazetarisë.
Gazetarët e Elbasanit do të jenë të bashkuar për t’i bërë ballë çdo lloj presioni që mund t’i vijnë medias dhe në veçanti gazetarëve.

ug3 ug2 ug1 ug

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *