Saturday , December 10 2016
zemra-arteriet

Ushqimet ju bëjnë mirë për zemrën

Pothuajse të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Të gjithë biem dakort që, ushqimet e shëndetshme ulin riskun e prekjes nga to. “Health Backon” ka publikuar një listë të ushqimeve që mbrojnë zemrën dhe na ndihmojnë që për të patur një jetë sa më mirë.

Zarzavatet

Kur bëhet fjalë për zarvavatet të biem dakort që, janë burimi më i mirë i antioksidantëve. Gjithashtu përmbajnë fibra dhe kalium, që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i tyre çon në uljen e aminoacidit “Homocysteine”, i cili është përgjegjës për sëmundjet koronare.

Shegët

Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.

Kanella

Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe ju jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.

Hudhra

Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet dhe kancerin..

Shafrani i Indisë

Është një nga mbrojtësit kryesorë të zemrës dhe redukton ndjeshëm yndyrnat në gjak.

Mollët

Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *