Thursday , December 8 2016
uthull-molle

Uthulla e mollës, dhe mrekullitë e saj!

Të rënit nga pesha është kthyer tashmë në një sfidë më vete për shumë nga ne. Shumë studime janë bërë lidhur me këtë problem të shoqërisë në mbarë botën. Janë zbuluar një sërë produktesh apo ilaçe farceutike dhe popullore për rënien në peshë.

Por shpeshherë ne harrojmë që janë pikërisht gjërat e thjeshta ato që bëjnë diferencën. Pra, nuk është shumë e nevojshme të kërkojmë gjetiu apo të shfletojmë faqe të tëra për të mësuar se cilat produkte duhen apo nuk duhen konsumuar për të mbajtur trupin në formë. E kemi patur aq afër, por ndoshta se kemi ditur që, uthulla e mollës është produkti që po kërkonim. E pasur me plot vitamina dhe minerale si, E, A dhe P, magnez, hekur, kalcium etj.

Uthulla e mollës është pija më e mirë dhe efektive për rëien në peshë, pasi studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes dhe ul indeksin e glicemikës në ushqimet me shumë karboidrate dhe pakëson lëshimin e glukozës tek enët e gjakut. Gjithashtu, për shkak të përbërjes së saj uthulla e mollës ndihmon në përmirsimin e tretjes së ushqimit.

Me vetem pak uthull molle në sallatë ju mund të përmirësoni ndjeshëm tretjen kur keni probleme. Personat që duan të shmangin kafeinën gjatë punës ose në shëpi, pra nuk e konsumojnë shumë kafenë, zgjidhja është uthulla e mollës. Shtoni pak uthull molle në një gotë me ujë dhe do të ndiheni plot energji dhe mjaft në formë, për më tepër nuk do t’a ndjeni mungesën e kafesë.

Gjithashtu, uthulla e mollës, duke qenë e pasur me vitamina e minerale, ndihmon në sistemin imunitarë, dhe ju bën më rezistentë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Përzieni pak uthull molle me mjaltë, kanellë dhe limon, dhe lëngun konsumojeni të ngrohtë, do të shihni që do përmirësoheni menjëherë./Gazeta Shëndeti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *