Sunday , November 19 2017

Vajza 12-vjeçare ndihmon vëllain e vogël të lindë, këto janë fotot që po bëjnë xhiron e botës/Fotogaleri

Sjellja në jetë e një fëmije është një nga ato ngjarje që shenjon një pikë kthese të qenësishme në jetën e një çifti.

Kjo është arsyeja që gjithmonë e më shumë edhe baballarët duan të jenë pjesë e saj, ndonëse po t’u referohemi imazheve që na servirin shpeshherë filmat shumica prej tyre përfundojnë në dysheme pasi u bien të fikët që në momentin e parë. Por, protagoniste e artikullit të sotëm është12-vjeçarja Jacee Dellapena.

Vajza amerikane ka kaluar çdo pritshëmri pasi jo vetëm ka asistuar në lindjen e vëllait të saj të vogël, por edhe ka ndihmuar mjekun në momentin që ai po dilte. Sipas babait të fëmijëve, Zack Dellapena, ajo kishte shprehur dëshirë për të qenë pjesë e procesit të lindjes të vëllait tjetër që dy vjet më parë, por sipas tij ishte ende e vogël për një hap të tillë.

Fotot janë shpërndarë nga ai në rrjetin social Facebook dhe kanë bërë xhiron e botës brenda pak minutash, duke e shndërruar Jacee në heroinën e botës virtuale.Për më tepër shikoni fotogalerinë e mëposhtme./Burimi “Le Huffington Post”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: