Monday , October 22 2018
Loading...

Vajza nga Elbasani shkon në Himarë për pushime, por diçka e paparashikuar i ka ndodhur.

Policia e Himarës ka njoftuar se po punon për zbardhjen e një ngjarjeje të ndodhur ditën e djeshme. Sipas policisë një 24 vjeçare nga Elbasani ka njoftuar se tek hoteli ku ishte akomoduar i kanë vjedhur një sasi parashë, celularin dhe disa sende personale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.05.2018, në Himarë, në një hotel, në dhomë, shtetases D.M., vjeçe 24, banuese në Elbasan, i kanë vjedhur sendet personale, një sasi lekësh dhe një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.