Monday , April 23 2018

Vazhdon bojkoti në Elbasan, ja çfarë do bëjnë lojtarët për ndeshjen me Dinamon

Edhe gjatë ditës së sotme lojtarët e klubit të futbollit të Elbasanit nuk kanë pranuar të stërviten, duke kërkuar që të marrë më parë zgjidhje çështja e pagave.

Verdheblutë morën këtë masë ekstreme gjatë ditës së djeshme për ta vijuar sërish sot, ndërkohë që nesër skuadra do të luajë përballë Dinamos në “Elbasan Arena”.

Megjithatë, nga burime të “Elbasani Plus” pranë futbollistëve të Elbasanit, ata do të zbresin nesër në fushë për ta luajtur këtë ndeshje, pasi kanë arritur një akord me drejtuesit për pagat.

Është lënë një afat deri ditën e martë për t’u likujduar nga ana e klubit dhe nëse nuk ndodh kështu, atëherë do të rinisë sërish bojkoti i stërvitjes, duke mos pranuar më pas edhe për të zbritur në fushë për ndeshjet e kampionatit.

Nëse nuk do gjindej një akord midis palëve, ditën e nesërme Elbasani rrezikonte që të zbriste në fushë me ekipin e të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: