Sunday , December 4 2016
pyje-te-prera-xhyre

Vazhdon prerja e pyjeve në zonat e Librazhdit

Pavarësisht masave që janë marrë nga Bashkia Librazhd shkatërrimi i pyjeve nga prerjet ilegale në fshatin e Xhyrës vazhdon. Ky fenomen po bën që sektori i pylltarisë të mbetet ndër sfidat më kryesore të punës së autoriteteve  Librazhdit të cilat kanë nën menaxhim sipërfaqet pyjore të fshatit Xhyrë dhe jo vetem.

Kryepaku i fshatit Vero Pali shprehet se gjendja është shqetësuese. Sipas tij, pyjet  janë më shumë të sulmuara për shkak se fshati nuk ka nje rojtar pylli, ndërkaq, fshati  Bërzeshtë  deri më tani  ka qenë më i dëmtuari nga prerja ilegale e banorve.

Komunat që kanë pasur përkeqësim të gjendjes së prerjeve të pemëve pa leje jane tek komunat Hotolisht, Qukës, Rrajce ku vlen të theksohet se e gjithë prerja publike ka qenë ilegale.

Por, pavarësisht masave që kanë marrë për mbrojtjen e pyjeve, shqetësimet e banorëve në Bashkinë Librazhd deri më tani nuk ka reagim ndaj këtyre prerjeve ilegale. Në anën tjetër, nje banor i fshatit, Zeqir Hoxha , thotë për “Elbasani Plus” se pyjet në Xhyrë janë duke u dëmtuar si nga prerjet legale, e po ashtu edhe nga zjarret e qëllishme si dhe  çdo prerje e pyjeve kthen prapa disa dekada ekosistemin pyjor, pasi ripërtëritja e pyjeve është shumë e ngadalshme.

“Pasojat janë zvogëlim i sipërfaqes se gjelbër, më pak oksigjen të prodhuar dhe më pak dioksid karboni i akumuluar, prishje e kushteve mikroklimatike të rajonit të caktuar, prishje e bilancit ujorë të tokës, prishje e habitateve jetësore të bimëve e sidomos shtazëve, po ashtu më pak hapësira rekreacioni e pushimi për njeriun, e shumë pasoja të tjera”, thekson banori dhe mësuesi ibiologjisë në shkollën 9 vjeçare në Xhyrë Ilir Hoxha  Ai thotë se duhet të ndërhyet shumë shpejt për të ndaluar dëmtimin e pyjeve. “Një e keqe së pari duhet të ndalohet, e pastaj të mendohet rregullimi i saj. Pra institucionet duhet të vënë nën kontroll biznesin e prerjes së pyjeve, e pastaj duhet të marrin masa për ripyllëzim të sipërfaqeve më të dëmtuara”, ka thënë profesori Ilir Hoxha. Këto  sipërfaqe pyjore në këto zona si Qukës, Hotolisht, Xhyrë, Rrajcë mbulojnë rreth 25 për qind të rajonit juglindor dhe këto resurse natyrore me vlera të shumta sociale dhe ekonomike, janë pasuri kombëtare që kanë potencial të madh për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si dhe jo vetëm./D.M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *