Friday , December 13 2019
Loading...

Vendosen tabela ndërgjegjësuese kundër zjarreve në zonat e mbrojtura në Elbasan

Zonat e mbrojtura në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj pasi vendi ynë ka një turizëm gjithëvjetor ku përveç bukurive bregdetare ka një peizazh dhe klimë mjaft të mirë e cila i ofron vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

Specialistët e Agjencive Kombëtare të Zonave të Mbrojtura po kujdesen për mirëmbajtjen e këtyre zonave në këtë periudhë për pastrimin e mjedisit dhe për vendosjen e tabelave informuese për turistët.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura Elbasan me mbështetjen e Shoqatës AlbNatyra vendosën 30 tabela “Mbroni Pyjet nga Zjarri” në zonat e mbrojtura. Këto tabela u vendosën me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik për kujdesin që duhen të kenë ndaj pakujdesisë të rënies së zjarrit në pyje.

Në Shqipëri, zonat e mbrojtura zënë 20% të territorit ose e shprehur ndryshe, 1 në çdo 6 metra katrorë është zonë e mbrojtur.