Verdheblutë/ Zbardhen emrat e pronarëve të rinj të klubit, ja emri intrigues me të cilin janë regjistruar - ElbasaniPlus
Friday , April 28 2017

Verdheblutë/ Zbardhen emrat e pronarëve të rinj të klubit, ja emri intrigues me të cilin janë regjistruar

Zbardhen më në fund emrat e pronarëve të rinj të klubit të futbollit të Elbasanit.
Anglezët kanë bërë regjistrimin në QKR me emrin “Manchester Group”, ku do të bëjnë edhe kalimin përfundimtar të aksioneve të klubit të Elbasanit.
Kështu, Michael Yiu Chung Stubbs ka 43% të aksioneve, po kaq ka edhe Bradley Matthew Vidgeon, si edhe 14% të tyre i ka shqiptari Donald Shera.
Fakti që këta tre biznesemenë janë aksionerë të kompanisë “Manchester Group”, rrjedhimisht bën të mendosh që po këta do të jenë edhe pronarët e klubit të futbollit.
Mësohet se jo më kot emri i kompanisë së regjistruar në Shqipëri është “Manchester Group”, sepse ka lidhje me ekipin e famshëm anglez, Manchester Junaited./elbasani plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: