Friday , October 20 2017
Loading...

Vëzhgimi/ Ana e errët e post festës së “Ditës së Verës”, ja çfarë kanë bërë “qytetarët”

Edhe këte vit Elbasani u kthye në një vend peligrinazhi nga e gjithë Shqipëria për të festuar “Ditën e Verës”.

Edhe pse kjo festë është bërë zyrtare dhe festohet në të gjithë vendin, Elbasani mbetet “kryeqyteti” i kësaj feste.

Mirëpo, me të mbaruar festimet për këtë rast, ku një pjesë e mirë e njerëzve mblidhen në natyrë për të konsumuar diçka, “qytetarët” nuk kanë harruar zakonin e vjetër të hedhjes së mbeturinave.

Nga një vëzhgim i “Elbasani Plus” pranë parkut “Rinia” të vret syrin papastërtia e lënë pas festimeve.

Njerëzit si gjithnjë edhe këtë vit nuk e kanë harruar “traditën” e lënies në mbeturinave nëpër lulishte, duke mos marrë mundimin që të paktën t’i hedhin në koshat e mbeturinave.

Mesa duket pastrueset do të kenë një natë të gjatë përpara…\elbasani plus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: