Saturday , March 23 2019
Loading...

VIDEO/ Hyjnë në veprim policët rrugorë pa uniformë, e pësojnë shoferët në aksin Elbasan-Librazhd

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Elbasanit ka patrulluar në aksin rrugor nacional “Elbasan-Librazhd” për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Duke aplikuar mënyrat e reja të kontrollit që tashmë Policia Rrugore, ka evidentuar me autoveturë të Policisë Rrugore “Civile” , pa uniformë, shkeljet e normave të sjelljes dhe konkretisht parakalimet e gabuara të cilat janë burim aksidenti.

Parakalimet janë kryer duke shkelur tabelat përkatëse dhe sistemin e sinjalizimit vertikal duke shkelur në mënyrë flagrante dhe të pakujdesshme vijën e pandërprerë.

Gjatë patrullimit janë evidentuar 38 drejtues mjetesh të cilët kanë kryer parakalim të gabuar ku në shumicën e rasteve parakalimet kanë qenë me rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor. Policia Rrugore ka hartuar masat administrative të cilat do t’iu dërgohen drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkeljen në adresat e banimit të tyre.

Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve:
-mos parakalim në mënyrë të gabuar gjatë lëvizjes
– përqëndrim në drejtimin e mjeteve gjatë ditëve të festave
– mos drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur
– përdorm të rripit të sigurimit
-respektim të normave të shpejtësisë së lejuar
– mos përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
– respektim të këmbësorit
-vendosje të kaskës mbrojtëse

Kujdes: Në festën e ndërrimit të viteve nuk duhet të mungojë askush.