Saturday , March 23 2019
Loading...

VIDEO/ Shënoi eurogol nga goditja e dënimit, në Elbasan zbulojnë “Ronaldon”

Quajeni njeriu i golave spektakolarë dhe Elbasani e ka një të tillë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar, Nertil Hoxhaj. Nëse të gjithë menduan që goli nga rreth 30 metra në miqësoren me Besën para disa javësh mund të ishte një rastësi, mjafton të shohësh rrjetën ndaj fierakëve nga goditja e dënimit, për të kuptuar se Hoxhaj i ka në “gjak” të tillë gola.

cst92

Në një prononcim për “Panorama Sport”, 21-vjeçari shprehet se asgjë nuk është e rastësishme, pasi bën shumë stërvitje nga goditjet e dënimit. Ndonëse e ka të vështirë të shprehet se nga cili frymëzohet nga goditjet e ndaluara, në fund pohon se sheh Ronaldon për të mësuar diçka më shumë.

“Të them të drejtën, bëj shumë stërvitje për goditjet e dënimit dhe nuk është e lehtë. Ndaj Apolonisë shkoi gjithçka si duhet, si në rastin e golit të parë kur goditja u grushtua nga portieri, por për fat të mirë shënuam me anë të Dukës dhe në golin e dytë kur topi përfundoi në rrjetë.

Nuk mund të them se kam një person të veçantë që ndjek, sepse të gjithë lojtarët e njohur i bëjnë të tilla goditje. I shoh të gjithë dhe mundohem të mësoj diçka prej tyre, më shumë ndoshta Ronaldon”, u shpreh fillimisht Hoxhaj, i cili shënoi edhe golin e parë me Elbasanin këtë sezon.

Hoxhaj-720x430

BYLISI – Ndeshja e fundit për këtë vit u ka rezervuar elbasanasve një përballje me kryesuesit e Bylisit, skuadër me të cilën mbrojtësi ka luajtur më parë. 21-vjeçari ruan kujtime të mira me ishskuadrën, por tani shpreson të fitojë me Elbasanin. “Vijmë nga një formë shumë e mirë dhe këtë e kanë reflektuar edhe rezultatet në fushë.

Hoxhaj55

Duam ta shfrytëzojmë në favorin tonë këtë moment dhe shpresoj ta mbyllim me sukses vitin. Përballë kemi kryesuesit e Bylisit, kam respekt për këtë klub, sepse kam luajtur më parë aty. Mirëpo, tani dua të fitoj me Elbasanin dhe kam besim se do t’ia dalim. Jemi të mobilizuar për ta mbyllur me sukses”, përfundoi Hoxhaj.

VLADIMIR MEMA