Thursday , April 19 2018

Vidhnin rroba nëpër dyqanet e shtrenjta, arrestohet çifti

Policia e Tiranës ka arrestuar Luigj Topalli, 59 vjeç, dhe Gjystina  Menga, 41 vjeçe, që të dy banues në Tiranë. Këta dy persona janë vënë nën akuzë për një sërë vjedhjesh nëpër dyqanet e kryeqytetit.

 Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë, në Bulevardin “Zogu i Parë”, pasi kishin vjedhur një xhup në dyqanin e shtetases Z. D.

Gjithashtu të arrestuarve u është dokumentuar me prova ligjore se janë autor të dyshuar të disa ngjarjeve të tjera të ndodhura:

– Datë 08.12.2016, në rrugën “Lord Bajron”, në dyqanin e shtetases D. K., kanë vjedhur një pallto.

– Datë 20.08.2016, në rrugën “Gjergji Legisi”, në dyqanin e shtetsit A. J.,  kanë vjedhur aparatin telefonik  të markës “General Mobile” dhe portofolin me një vlerë monetare rreth 3500 Lekë.

– Datë 27.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, në dyqanin e shtetasit B. H., kanë vjedhur portofolin me një vlerë monetare rreth 50.000 Lekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: