Monday , December 5 2016

Vinte nga Labinot-Fusha dhe vidhte në Elbasan. Arrestohet 40-vjeçari.

Dokumentohen  me prova ligjore një sërë  vjedhjesh  në Elbasan

Kapet dhe  arrestohet  nga policia autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve

Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F  K,   40 vjeç, banues në fshatin Labinot-Fushë Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi:

Më  datë 19.09.2016,  në një lokal dyshohet ti ketë vjedhur  shtetasit E.D, 56 vjeç banues në Tiranë një aparat celular. Si rezulatat i veprimeve të shpejta hetimore,  ky shtetas  është kapur dhe arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  efektiavt e policisë i  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparati  celular.

Gjatë ditës së djeshme, në Lagjen “Luigj Gurakuqi” dyshohet të ketë thyer xhamin e pasagjerit të mjetit  tip Voklswagen me targa TR 7319 T, në pronësi të shtetasit K.D, 44 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu dyshohet ti ketë vjedhur dhe një kasë fiskale.

Më datë 04.06.2016, në Lagjen “Visarion Xhuvani” dyshohet ti ketë vjedhur  shtetases  A.K  telefonin celular.

Më datë 18.06.2016 në Lagjen “Kongresi I Elbasanit”  dyshohet ti ketë vjedhur 10.000  lekë shtetases SH.GJ

 Më datë 19.06.2016, në Lagjen “Haxhias” dyshohet të ketë vjedhur një telefon celular  në banesën e shtetasit E.T

Më datë 14.09.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur prozhektor  në Kishën e Shën Thanasit Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni  134  i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *