Thursday , July 27 2017

Virusi që po bllokon me mijëra kompjutera në botë

Dhjetëra mijëra kompjutera në 74 shtete janë infektuar nga një virus që bllokon aksesin në dosjet në kompjuterat me sistem operativ “Windows” duke kërkuar pagesë për të rikthyer qasjen.

Pre e sulmeve kanë rënë kumpjutera të shërbimit publik shëndetësor në Britani.

Gjithashtu janë sulmuar edhe disa kompjutera në Ministrinë ruse të Emergjencave, tha një përfaqësues i tha ministrisë për agjencinë e lajmeve “TASS”.

Edhe kompjuterët në Ministrinë e Brendshme të Rusisë janë infektuar me virus, tha ministria të premten në mbrëmje.

Bëhet fjalë për rreth 75.000 kompjuterë, saktësoi zëdhënësja Irina Volk në një deklaratë.

“New York Times”, duke cituar ekspertë të sigurisë, raporton se virusi shfrytëzon një “dobësi që u zbulua dhe u zhvillua nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA)”

Një studiues i sigurisë kibernetike ka shkruar në Twitter se kishte zbuluar shumë mijëra raste të virusit, të njohur si “WannaCry” dhe variante të tij, në mbarë botën.

“Kjo është e madhe,” u shpreh Jakub Kroustek.

Raportohet se sulmet po rriten me shpejtësi.

/Syri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: