Friday , June 23 2017

Virusi që po rrezikon 1 miliardë përdorues të WhatsApp dhe Telegram.

WhatsApp dhe Telegram, dy chat-et popullore që së bashku kalojnë 1 miliardë përdorues, mund të hakohen vetëm me një foto.

Një virus i cili fshihet në brendësi të një fotoje dhe në momentin që viktima klikon mbi foton e hakeruar mund ti japë akses të plotë të dhënave të arkivuara të përdoruesit e mund tu dërgojë viruse edhe kontakteve, duke krijuar një rrezik potencial shpërndarjeje.

Ky virus është zbuluar nga studiuesit e Check Point Software Technologies, që kanë lajmëruar këto dy shoqëri për këtë kërcënim në nivel global.

WhatsApp me mbi një miliardë përdorues është për momentin shërbimi mesazhesh më i përhapur në botë. Telegram numëron 100 milionë përdorues mujorë aktivë që dërgojnë më shumë se 15 miliardë mesazhe në ditë.

Të dyja kanë një sistem sigurie të bazuar në kriptografinë ‘end-to-end’, që do të thotë se mesazhet deshifrohen vetëm nga personat që po komunikojnë dhe nga askush tjetër.

E në fakt është pikërisht ky sistem origjina e këtij virusi, kjo pasi WhatsApp dhe Telegram nuk mund të shohin përmbajtjen dhe janë të paaftë të ndërhyjnë për të ndaluar dërgimin e viruseve në formë mesazhesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: