Monday , April 23 2018

Vitamina K: Rëndësia dhe burimi i saj.

Pothuajse të gjithë jemi të azhornuar me vitaminat, mineralet, kripërat, fibrat etj, dhe se si mund t’i përfitojmëato për organizmin tonë. Mirëpo sa i përkët vitaminës K, nuk kemi shumë njohuri, ndoshta kjo për shkak të neglizhencës tonë. Vitamina K është ndoshta një nga vitaminat më pak të njohura, por ndër më të rëndësishmet për organizmin e njeriut.

Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjaku. Kemi dëgjuar shpesh që persona të ndyshëm kanë probleme për ndalimin e gjakut, apo gjakderdhjen, kur ato pësojnë një gërvishtje sado e vogël qoftë. Pikërisht mungesa e vitaminës K, çon në këto pasoja që mund të jenë  fatale për organizmin  e njeriut.

Gjtihashtu, nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun e thyerjes së kockave sidomos në moshat e treta. Ajo bashkëpunon me vitaminë D për të kontribuar në shëndetin e kockave.

Më poshtë po ju rendisim një listë me burimet dhe ushqimet ku mund të merni vitanimën K, kaq të rëndësishme për organizmin tonë:

Vitaminën K, mund ta gjejmë tek të gjitha perimet jeshile, si: lakër jeshile, spinaq, brokoli, lakër, dhe lulelakër etj. Po ashtu atë mund t’a gjejmë edhe në erëza të tilla si:  borzilok, trumzë, majdanoz, piperi kuq, spec i kuq, pluhur djegës.

Burim tjetër ku ju mund të gjini vitaminën K janë edhe: shparguj, kopër, bamje, turshi, soje, vaj ulliri dhe fruta të thata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: