Vitamina që ju mbron nga ndotja e ajrit dhe ku gjendet ajo. - ElbasaniPlus
Sunday , March 26 2017

Vitamina që ju mbron nga ndotja e ajrit dhe ku gjendet ajo.

Hulumtuesit në SHBA, kanë rënë në përfundim se Vitamina B ofron mbrojtje në shëndetin e njeriut nga ndikim i ndotjes së ajrit.

Shkencëtarët thonë se efekti është i vërtetë dhe i dukshëm, madje theksojnë se është e nevojshme urgjentisht, kryesisht tek ato vende ku niveli i ndotjes së ajrit është më i madh, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Ndotja e ajrit është bërë shqetësim në shumë vende të botës kohët e fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 90% e popullsisë jeton nëpër zona ku ndotja e ajrit kalon nivelin e normales.Një prej ndotësve kryesor, dhe që konsiderohet më i rrezikshëm është e referuar si PM2.5, ku grimcat kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometra.

Këto grimca kryesisht vijnë nga makinat me naftë dhe drunjtë e djegur.

Shkencëtarët dyshojnë se këta ndotës mund të bëjnë ndryshime epigjenetike në qelizat tona, kështu mund ta dëmtojnë shumë rëndë shëndetin tonë.

Tani, këtë problem që mund të ndikojë në shëndetin tonë, u testua se me doza të Vitaminave B, njeriu mund të jetë më i mbrojtur.

Vitamina B është shpresë që potencialisht mund të shfrytëzohet si një trajtim i individualizuar për të minimizuar ndikimet e ndotjes së ajrit.

Vitaminat e grupit B janë disa lloje.

Vitamina B1 gjendet kryesisht te soja dhe drithërat, vitamina B2 gjendet tek e bardha e vezës, bizelet dhe kosi. Ndërsa vitamina B3 gjendet me shumicë te mëlçitë dhe peshku.

Vitaminën B6 e gjejmë me shumicë te buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, banania.

Vitamina B12, përveçse te mëlçitë, mund të gjendet tek midhjet, salmoni i kuq, drithërat, peshku ton, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Ndërsa vitamina B17 mund të gjendet te kajsitë, luleshtrydhet, bathët e fasulet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: