Saturday , December 10 2016
vivo

Vivo V5 vjen me një kamerë prej 20MP

Besoj se ç’do kush prej nesh, kush më shumë e kush më pak është i apasionuar pas fotove apo selfieve. Nëse dëshironi që smartfoni juaj të ketë një kamerë për selfie shumë të mirë, tani për ju në dispozicion është smartfoni i ri i kompanisë Vivo, V5.

Vivo, V5 vjen me kamerë për selfie prej 20 megapikselë. Kjo kamerë është ndër më të fundit për nga cilësia – Sony IMX375, si dhe afër saj gjendet edhe blici LED. Kjo është kamera më e mirë për selfie deri më tani.

Kamera kryesore e Vivo V5 është 13 megapikselë, përmes së cilës mund të incizohen videot me rezolucion prej 1080 pikselë.

Ndërkohë, Vivo V5 vjen me ekran 5.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 720 megapikselë dhe me xham mbrojtës të lakuar 2.5D, si dhe me sensorin për gishtërinj i cili mund të hapet brenda 0.2 sekondave, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Vivo V5 vjen me procesor (emri i të cilit nuk është zbuluar) me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, baterinë prej 3 mijë mAh, si dhe me sistemin operativ Android 6.0 Marshmalloë me Funtouch OS 2.6. Po ashtu, ky sistem operativ ofron mbështetje edhe për veçorinë Smart Split 2.0, e cila mundëson ndarjen e ekranit në dy pjesë.

Vivo V5 ka trup prej metali dhe vjen me ngjyrë ari ose gri, si dhe është i trashë 7.55 mm dhe peshon 154 gramë. Ndërkaq, sa i përket çmimi, ky smartfon i ri kushton rreth 245 euro dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga 26 nëntori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *