Tuesday , October 16 2018
Loading...

Vodhi xhiron ditore të dyqanit, arrestohet 19 vjeçari në Librazhd. Emri

Policia e Librazhdit bën me dije se ka arrestuar një të ri nga Librazhdi me akuzën e vjedhjes.

I arrestuari është shtetasi Erion Mekshi, 19 vjeç.

“Shtetasi është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të  shtetasit  Sh.V., një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- thotë në njftimin zyrtar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vjedhje”.