Saturday , November 18 2017

Volejboll femra/ Mundet Elbasani, Skënderbeu i merr fitoren në shtëpi

Elbasani nuk ia del që të fitojë në volejbollin e femrave përballë skuadrës së Skënderbeut, teksa vajzat nga Korça kanë fituar në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” 3 me 1.

Përpos humbjes, elbasanaset kanë bërë një ndeshje pozitive dhe me pak fat mund të kishin marrë një fitore në këtë përballje.
Fillimisht dy setet e para fitohen nga korçaret dhe në të tretin triumfuan vendaset e Elbasanit. Megjithatë, në setin e katërt ishin miqtë ata që me vetëm dy pikë diferencë, 24-26, ia dalin të fitojnë, duke e mbyllur krejt takimin 3 me 1 në favor të tyre.
Këtë sezon Elbasani nuk ka objektiva madhorë, por vetëm pozicionim në mes të tabelës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: