Thursday , November 14 2019
Loading...

Vrasja/ ‘Dalim se kemi një punë’, si e nxori nga ngujimi autori i dyshuar viktimën. Ishin shokë të ngushtë

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Eri Zefit në Mirditë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor në fshatin Zall Xhuxhë. Mikel Alia, person i dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit është shpallur në kërkim, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘Arrest në burg’.

Eri Zefi ka qenë në gjakmarrje për shkak të një vrasje që vëllai i tij kishte kryer në Durrës, ku viktimë kishte ngelur Martin Ndreca.

Për shkak të frikës nga hakmarrja, Zefi qëndronte i ngujuar. Po ashtu mësohet se viktima e kishte pasur shok të ngushtë personin e shpallur në kërkim dhe se i besonte shumë. Por duke qenë se rrinte i ngujuar, 34-vjeçari kishte ngelur pa lekë. Burime për Lalën thanë se ditën kur ndodhi ngjarja Mikel Alia i kishte thënë Zefit se kishin një punë dhe se të dy bashkë kishin dalë nga shtëpia.

Mësohet se rreth orës 23:20 viktima dhe Mikel Alia kishin fikur telefonat dhe nga ai moment humbi lidhjet mes tyre.