Saturday , December 10 2016

Vrasja e 37-vjeçarit në Elbasan/ Identifikohet autori

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Elbasanit, pasi është qëlluar me thikë disa herë në trup.

Viktima është Erjon Mihallari, ndërsa raportohet se ndërroi jetë gjatë rrugës kur po dërgohej në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një rrugë pranë stacionit të Trenit.

Nga të dhënat e para nga policia dhe dëshmitarët, raportohet se autori i ka zënë pritë 36-vjeçarit Erjon Mihallari dhe sapo ka zbritur nga makina tip ‘Ford’ pas debatit e ka goditur disa herë me thikë.

Autori ka përfituar nga errësira në një rrugë në ndërtim e sipër pranë stacionit të Trenit për goditur 36-vjeçarin dhe më pas për t’u larguar me shpejtësi.

Megjithatë, policia e ka identifikuar dhe është duke zhvilluar kërkimet për arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga grupi hetimor edhe dy gëzhoja, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pista e parë ku po hetohet është një konflikt i vjetër mes autorit dhe viktimës Erjon Mihallari./shqiptarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *