Thursday , December 8 2016
skene El+

Vrasjet me armë zjarri / Shqipëria e dyta në Europë.

Shqipëria renditet vendi i dytë në Evropë për numrin e vrasjeve me armë zjarri i ndjekur nga Mali i Zi, sipas të dhënave të një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.

Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.

Raporti thekson se në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.

Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.

Analiza tregon modele divergjente për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit.

Ndërkohë, në Kroacinë nga ana tjetër, numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *