Thursday , December 8 2016
thika

Vrau me thikë bashkëshorten, zbardhet motivi i vrasjes. Burri telefonoi vetë policinë

Ngjarja e rëndë që tronditi Kuçovën, ku burri vrau me thikë bashkëshorten e tij, nënën e tre fëmijëve, mësohet se ka ardhur si shkak i kushteve të rënda ekonomike në të cilën jetonte familja Luzi.

Familjarë të Rruzhdi Luzit kanë pohuar se vrasja ka ndodhur si pasojë e grindjes për gjendjen ekonomike të familjes që i siguronte të ardhurat vetëm nga shitja e ullinjve.

“Vrasja s’ka qenë për motive xhelozie. Çifti kishte probleme ekonomike. Autori dhe viktima ishin të papunë dhe kishin tre fëmijë. I siguronin të ardhurat vetëm nga tregtimi i ullinjve”, thanë të afërmit e viktimës që, sipas tyre, ka qenë vetë bashkëshorti që ka njoftuar policinë pas vrasjes me thikë bashkëshorten, kanë thënë ata për “Balkanweb”.

Sipas dëshmive të para të të afërmve, mësohet se fëmijët janë zgjuar në momentet kur ka ardhur policia, çka ka sjellë edhe një tronditje të tyre nga gjithë kjo ngjarje e rëndë.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur pas mesante në Drizë të Kuçovës. Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M. Luzi 49 vjeçe. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun. Policia ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar të krimit dhe po e merr në pyetje. Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *