Monday , December 5 2016
1478852871111

Vriten dy vëllezër, mendohet për trafik droge

Mbrëmjen e djeshme, në periferi të Ankonës, Itali, janë vrarë dy shqiptarë, të cilët janë vëllezër.  Emrat e tyre janë Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç.

Mediat italiane, këtë mëngjes raportuan se karabinierët u njoftuan për një aksident, por pasi mbërritën në vendngjarje vunë rë se në mjetin tip “Polo Volksëagen” të përmbysur ishte hapur zjarr.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes dhe rezulton se ndaj automjetit ku po udhëtonin dy shqiptarët është qëlluar me pistoletë ndaj drejtuesit dhe pasagjerit.

Drejtuesi i automjetit ka tentur t’u shpëtojë plumbave dhe se rrjedhojë ka sjellë edhe përmbysjen e makinës tip “Polo Volksëagen”.

Po sipas policisë italiane dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh në trafikun e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *