Saturday , June 24 2017

WhatsApp bën një hap pas

Pas ankimeve të përdoruesve, WhatsApp bën një hap pas duke bërë të ditur rikthimin e statuseve me tekst, të zhdukura në mes të shkurtit, për ti lënë vendin fotove dhe videove që eleminohen automatikisht pas 24 orësh.

Që nga java e ardhshme në telefonët Android, dhe në iPhone, do të rikthehet ky funksion. Kështu mund të shkruhen statuse të tipit “po fle”, “nuk jam i disponueshëm”, por edhe fraza që përshkruajnë gjendjen emotive, citime apo lojëra fjalësh.

Mesazhi i statusit që shfaqet poshtë çdo emri u sakrifikua për të futur më 22 shkurt statusin e ri: foto, video dhe gif, të personalizuara me emoji, teskte dhe vizatime nëpërmjet fotokamerës së aplikacionit.

Këto përmbajtje multimediale janë të dukshme për të gjithë, dhe mbi të gjitha fshihen vetë pas 24 orësh, njësoj si Storie e Snapchat. Ky funksion mbetet në dispozicion për përdoruesit edhe pas rikthimit të statusit me tekst.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: