Tuesday , December 6 2016
wifi

Wi-Fi: Pse njihet ndryshe ‘Vrasësi i heshtur’?!

Në ditët e sotme gjithmonë e më shumë, çdo njeri është i varur nga interneti. Kjo varësi është bërë edhe më e lehtë me revolucionin e Wi-Fi.

Falë këtij revolucioni,  tani ne kemi mundësinë të shfletojmë në internet sa herë që na u duhet, pavarësisht kohës dhe vëndit.

Kompanitë të cilat i prodhojnë shpërndarësit e Wi-Fi, kur është fjala për sigurinë tonë, duhet t’i ndjekin disa norma strikte për t’i bërë këto paisje të sigurta dhe jo të dëmshme për shëndetin tonë.

Pasijet e wireless si celularët, tabletët dhe laptopët lëshojnë sinjale WLAN (valë elektromagnetike) për t’u lidhur me ruterin.

Por, sidoqoftë, këto sinjale shkaktojnë dëme në shëndetin tonë në mënyra të ndryshme.

Për të treguar rrezikun që valët e internetit i sjellin në shëndetin tonë dhe në rritjen e bimëve dhe njerëzve British Health Agency ka kryer një studim, i cili na ndihmon shumë në fakt më të dhënat e tij.

Këto janë disa nga pasojat e WiFi:

– Probleme me përqendrimin

– Dhimbje e veshëve

– Dhimbje të shpeshta të kokës

– Lodhje kronike

– Probleme me gjumë

Sidoqoftë, kjo mbetet një “sfidë e hapur” për ne, pasi nuk mund ta shmangim në mënyrë të menjëhershme  përdorimin e teknologjive më të reja.

Por, megjithatë, një gjë mund ta bëni. Ju mund t’i kufizoni këto dëme dhe efektet e tyre anësore përmes këtyre mënyrave:

– Duke i hequr valët e internetit nga telefoni juaj

– Duke mos i mbajtur WiFi në kuzhinë apo dhomë të fjetjes

– Duke përdorur celularë me kabllo në shtëpi, sepse kështu i zvogëloni valët elektromagnetike. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *