Duket se smartphone më i fundit i Xiaomi-t Mi Note 2 ka arritur të shesë grupin e parë brenda 50 sekondave, kohë rekord kjo sipas raportimeve të bëra.
Megjithatë nuk kemi numra zyrtare, kështu që është e vështirë të thuhet saktësisht se sa njësi ishin pjesë e atij grupi të parë, por shanset janë që ne do shohim disa shifra mbresëlënëse.
Pajisja në fjalë është një kopje e saktë e Samsung Galaxy Note 7 në aspektin e dizajnit. Në rast se keni humbur prezantimin, Mi Note 2 u lançua rreth një jave më parë. Gjithashtu është dhe pajisja e parë që Xiaomi ka lançuar me një ekran të lakuar nga të dyja anët.
Xiaomi Mi Note 2 fuqizohet nga një proçesor MSM8996 Snapdragon 821, ka një kamer kryesore me vlerë 22.5 megapixel, ekran 5.7″ dhe një bateri 4070mAh, sa i përket karakteristikave.