Thursday , July 27 2017

Yildirim: Presidenti Erdogan në ShBA do të bisedojë për operacionin në Raka

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) deklaroi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në takimin e tij me Presidentin Danëlld Tramp (Donald Trump) gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të bisedoj në lidhje me operacionin kundër DAESH-it në qytetin Raka të Sirisë.

Kryeministri Jëlldërëm i ndodhur në Londër për pjesëmarrje në konferencën për Somalinë, bëri vlerësime të ndryshme për gazetarët.

Jëlldërëm tha se takimi i Presidentit Erdoan me homologun e tij amerikan Danëlld Tramp javën e ardhshme do të jetë një rast i mirë për të mënjanuar dallimet në opinione në lidhje me operacionin ndaj Rakas.

Jëlldërëm bëri të ditur se administrata amerikane garantoi se PKK-në e njeh si organizatë terroriste, ndërsa shtoi se thesari amerikan ka filluar me hetime ndaj fluksit të fondeve të kësaj organizate.

Në përgjigje të një pyetjeje Yildirim i bëri një vlerësim edhe marrëdhënieve me Anglinë.

“Ne duhet të rrisim bashkëpunimin tonë me Anglinë pas Brexitit. Pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian ne do ta kemi të gatshme marrëveshjen për tregti të lirë me këtë vend, e cila do të firmoset brenda një kohe të shkurtë”, deklaroi Jëlldërëm.

Kryeministri gjithashtu kritikoi BE-në e cila është kthyer në një vend burokratik, se duhet të vë një vizion në lidhje me të ardhmen./TRT/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: