Tuesday , December 6 2016
ylbeer

Ylberi më i bukur i krijuar nga mijëra tela me ngjyra

Arti i të krijuarit vepra të mahnitshme dhe unike po serviret gjithmonë e më shumë tek admiruesit e shumtë të tij.

Pikërisht ideja e krijimit të një ylberi për t’a pasur atë gjithmonë në shtëpinë tuaj ka ardhur së fundmi e realizuar dhe e treguar për të gjithë vizitorët.

Në Muzeun e Toledos është paraqitur këto ditë një ylber i mrekullueshëm që vibron me ngjyrat e ndritshme dhe të larmishme, por që për t’a realizuar këtë janë përdorur mijëra tela elektronikë me ngjyrë.

Ky është cilësuar si një instalim i vërtetë arti dhe autori i saj është Gabriel Dawe, një krijues që ka lindur në Meksikë dhe që është specializuar në përdorimin e mjeteve të ndryshme artistike e elektronike për të sjell tek shikuesi e vizitori këto vepra të mrekullueshme.

Ky ylber që me ngjyrat e tij duket se i përngjan rrezeve të vërteta të dritës do të jetë i paraqitur për t’i bërë përshtypje qindra vizitorëve dhe do të mbetet në Muzeun e Toledo-s deri më 22 janar 2017.

Përbërja e tij është nga mijëra fije të holla elektronike të ndara nga njëra – tjetra nga dyshemeja deri në tavan, duke krijuar një spektër monumental me ngjyra, si një rreze e vërtetë drite. Ai përbëhet nga 15 ngjyra që përfaqësojnë të gjithë spektrin e dritës së dukshme.

Kjo punë e jashtëzakonshme e krijuar nga Gabriel Dawe është duke tërhequr shumë vizitorë, duke i dhënë dhe ngjyra ndryshe këtij Muzeu, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *