Thursday , December 8 2016
zaranika-09

Zaranika një problem serioz. Amortizimi i argjinaturës rrezikon seriozisht banorët (Video)

Sa herë që ka reshje ky përrua kthehet në një rrezik real për zonat ku ai kalon. Amortizimi i argjinaturës është një tjetër problem serioz, pasi në disa pjesë të shtratit janë hapur zgavra të cilat në rast se nuk ndërhyhet mund të zgjerohen dhe të shkaktojnë përmbytjen e unazës dhe të shtëpive të banimit. Pak kohë më parë Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, u shpreh se ndërhyrja në riparimin e argjinaturës së Zaranikës kushton 2 milion dollar, shifër kjo që nuk mund të përballohet nga Bashkia.

Lënia në harresë ose neglizhimi i zgavrave të hapura është një rrezik evident, pasi vetëm në pak orë reshje përroi i zaranikës ka prurje të shumta. Qytetarëve dhe vecanërisht banorëve e zone ku kalon e frikshmja Zaranikë, nuk i ngelet gjë tjetër që sa herë që ka reshje ti kthejnë sytë nga qielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *