Sunday , December 4 2016
samsung-note-8

Zbulohen specifikat e para, Samsung po punon në Note 8!

Pas dështimit me bateri të Note 7, thonë raportet e reja, gjiganti i teknologjisë Samsung ka filluar të bëhet gati për krijimin e Note 8.

Yibada raporton se në Galaxy Note 8 Samsung do të sjellë ndryshime në kamerë, me veprime të reja në ekran që do të shumë më të lehtë zmadhimin dhe zvogëlimin si dhe do të jetë me dy lense. Përveç kësaj lapsi “S-Pen” do të kishte edhe altoparlant të integruar, dhe veçori e kësaj thuhet se i gjithë trupi i lapsit do të jetë i mbuluar me modulin e altoparlantit.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja ai do të ketë një bateri me kapacitet më të lartë që garanton siguri shumë më të lartë se paraardhësi Galaxy Note 7.

Procesori i Note 8 do të jetë Qualcomm Snapdragon 830 SoC, që spekulohet se ketë 3.2GHz octa-core.

Lansimi i tij raportohet se do të bëhet në muajt e fundit të 2017, për shkak se kompania dëshiron të sigurohet se nuk do të bëjë gabimet fatale si me Note 7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *